Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rrëfehet Ronaldo: Mund të tërhiqem vitin e ardhshëm, tani vlej 4-herë më shumë

Portuguese ace Ronaldo arrives to undergo medical checks at the Juventus stadium in Turin, Italy, Monday, July 16, 2018. (AP Photo/Luca Bruno) Italy Soccer Ronaldo Juventus

Edhe kur flet Cristiano Ronaldo tregohet një kampion i vërtetë. Në një intervistë për mediat portugeze ku zbuloi edhe oborrin e shtëpisë së tij luksoze nga e cila shikohet i gjithë qyteti i Torinos, Cristiano Ronaldo ka folur për disa tema. “Kush fiton ka gjithmonë të drejtë, mendoj se asnjë nuk mban më shumë rekorde se unë. Nuk është rastësi që unë dhe Messi jemi të vetmit që kemi fituar nga 5 herë Topin e Artë”. Ronaldo ka shpjeguar edhe njëherë se përse zgjodhi Juventusin pas 9 viteve fantastike te Reali i Madridit. “ Pas eksperiencës me Realin doja një sfidë të re, kjo ishte një sfidë tërheqëse për mua sepse bardhezinjtë gjithmonë më kanë pëlqyer”. Nga Juvja te ardhmja e tij, kur do të vijë momenti që CR7-ta do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“Mund ta mbyll karrierën vitin e ardhshëm por mund të luaj edhe deri në moshën 41-vjeçare. Gjëja më e rëndësishme është të shijoj momentin. Prandaj zgjodha Juven sepse këtu kam qenë i motivuar që ditën e parë dhe dua të fitoj gjithçka me këtë klub”. Në fund një mendim për çështjen Mayorga nga e cila Ronaldo është shpallur i pafajshëm por edhe për vlerën e tij në merkato. “ Kur vënë në dyshim ndershmërinë tënde normal që do të ndihesh keq. Kam një partnere, kam 4 fëmijë, njëri prej tyre është 9 vjeç dhe është inteligjent. Në shtëpi hynin të gjitha këto lajme për faj të gazetave, por falë zotit u demonstrua që jam i pafajshëm. Vlera ime në merkato? Sot kushtojnë të gjithë shumë. Fillohet gjithçka nga 100 milionë euro dhe shoh mbrojtës që shiten nga 75 milionë euro, ndoshta tashmë unë vlej 3 apo 4 herë më shumë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...