Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfehet ‘skifteri’ shqiptar: Ja pse nuk e kam grabitur shtëpinë e Messit

Rrëfehet 'skifteri' shqiptar: Ja pse nuk e kam grabitur shtëpinë e Messit
Rrëfehet 'skifteri' shqiptar: Ja pse nuk e kam grabitur shtëpinë e Messit

Grabitjet e shtëpive të njerëzve të famshmë, sidomos të futbollistëve, të cilët janë ndër njerëzit më të paguar në botë, prej kohësh janë kthyer në një trend të rrezikshëm.

Vetëm kohët e fundit këtë tmerr e përjetoi ish-madrileni Sergio Ramos dhe familja e tij, por pre e këtyre grabitjeve kanë rënë me dhjetëra gtë tjerë.

Media spanjolle Diario AS ka publikuar një bisedë me një grabitës që identifikohej si shqiptar i cili zbuloi se ishte përgjegjës për “Boshatisjen” e shtëpive të disa futbollistëve më të famshëm, mes të cilëve dhe Cristiano Ronaldo e Karim Benzema.

Shqiptari nga Kosova, i identifikuar në intervistë me nofkën “Alberto” zbuloi emrat e disa prej futbollistëve të cilëve ai dhe banda e tij u kanë hyrë në shtëpi për t’i grabitur.

“Ne e grabitëm Benzeman dhe ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por “plaçka” nuk ishte joshëse”

Në vitin 2012, grabitësit shënjestruan shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t’i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro.

I pyetur për Messin, grabitësi shqiptar në arrati surprizoi me përgjigjien duke thënë se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë në shtëpinë e argjentinasit për shkak të respektit që kishte.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit më thonin ta bëja, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë. Këtë herë munda dhe jam shumë krenar”, tha ai

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...