Futboll

Rrëfehet talenti Vrioni: Debutim ëndrrash me Shqipërinë U-21, babai….

Ai i Giacomo Vrionit, 19-vjeçarit të talentuar shqiptar me përfaqësuesen Shpresa ishte një debutim ëndrrash. Gol që në ndeshjen e parë dhe pikërisht ndaj Italisë me të cilën ka luajtur me kombëtaret U-18 dhe U-19. Sulmuesi i cili është në pronësi të Sampdorias por aktualisht luan si i huazuar te Venezia në Serie B, nuk i ka fshehur emocionet për golin e tij të parë me fanellën e kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë në një intervistë për mediat italiane.

“ Ia dedikoj golin babait tim Arben i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që unë kam shënuar. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam patur shumë kontakte me ta por vendosa të pres. Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë. Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venezias”.

Të luash në një skuadër që pretendon vendet e para të Serie B në moshën 19-vjeçare nuk është pak. Për Giacomo Vrionin parashikohet një e ardhme e ndritur dhe nëse bën mirë me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë gjatë viteve në vazhdim mund të vijë edhe grumbullimi në përfaqësuesen e madhe.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top