Futboll

Rrëfimi i Boateng: Isha idiot, bleva 3 vetura në një ditë, por lumturia…

Kevin-Prince Boateng ka zbuluar në mënyrë sensacionale se dikur, kur ishte pjesë e Tottenhamit në Premier League, kishte blerë tri vetura në një ditë.

32-vjeçari, tashmë pjesë e Fiorentinës, do të luajë në klubin e 11-të të karrierës së tij. Sot një veteran në dhomat e zhveshjes, Boateng është penduar për mënyrën sesi e ka menaxhuar karrierën e tij, duke mos e trajtuar futbollin si punë e sigurisht duke i shpenzuar paratë  në mënyrë të pakuptimtë. Për “La Republica”, bashkëshorti i Melissa Sattas, u shpreh:

“Isha një idiot. Nuk e trajtova futbollin si punë. Kisha talent, por stërvitesha në minimum, vetëm një orë në ditë. Isha i fundit që mbërrija më stërvitje dhe i pari që largohesha. Doja të dilja me miqtë, kisha para dhe jetoja si mbret. Unë kurrë nuk doja të shkoja në palestër. Kjo sjellje ndryshoi karrierën mëvonshme.”

Boateng është penduar për mënyrën e tij të sjelljes në fushë dhe jashtë saj:

“Bleva tri vetura në një ditë, kur isha te Tottenhami: një Lamborghini, një Hummer dhe një Cadillac. Për të rinjtë kam një këshillë: nuk mund të blini kurrë lumturinë. Kisha probleme familjare e qëndroja jashtë skuadrës. Po kërkoja lumturinë në gjërat materiale: një makinë të bën të lumtur për një javë. Bleva tri për të qenë i lumtur për tri javë.”

Karriera 15-vjeçare e Kevin-Prince Boateng ka patur shumë zig-zage. Kulmin e arriti te Milani, por në vitin 2013 në një ndeshje miqësore ndaj Pro Patrias, reagoi ashpër ndaj koreve raciste, para se të dilte nga fusha.

“Më ka lënduar më shumë fakti që djali im u sulmua në Cosenza për ngjyrën e lëkurës. Thirrjet raciste në stadium duan të na kujtojnë kohën kur gjyshërit tanë ishin skllevër. Por ata që i bëjnë ato thirrje, përpara se të jenë raciste, janë injorantë. Injoranca duhet të shfuqizohet. Në shkollë duhet të bëjmë një orë mësimi integrim. Duhet t’u tregojmë fëmijëve tanë që të gjithë jemi njësoj. Ata janë e ardhmja jonë.”

 

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency