Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfimi i brazilianit: Te Reali shkoja tapë në stërvitje, hidhja parfum për erën e akoolit

Ju kujtohet Cicinho, ish-anësori brazilian me një të shkuar edhe te Roma? Ish-futbollisti, sot 41-vjeç, ka rrëfyer publikisht problemin e tij me alkoolin kur ishte pjesë  Realit të Madridit në sezonin 2006-2007.

“Shkoja i dehur në stërvitje te Reali. Pija një kafe për të më marrë frymë dhe më pas hidhja shumë parfum për të mbuluar erën e alkoolit. Në profesionin tim si futbollist profesionist ishte e lehtë. Nuk më duheshin para për të marrë një pije, njerëzit ma jepnin me kënaqësi nëpër restorante”, ka rrëfyer Cicinho.

Ai ka veshur fanellën e Romës ndërmjet viteve 2007 dhe 2012 (62 paraqitje dhe 3 gola). Problemet me alkoolin nisën në adoleshencë.

“Isha 13 vjeç, atëherë provova alkoolin për herë të parë dhe nuk e lashë kurrë. Jetoja në fshat dhe në fundjavë takohesha me shokët në sheshe dhe diskoteka. U thosha më të mëdhenjve të blinin pija fshehurazi nga prindërit dhe policia. Alkooli të rrethon me njerëz që e pëlqejnë atë mënyrë jetese dhe njerëzit që të duan vërtet janë të përjashtuar. Kur godet një mur dhe ju thonë se nuk je në rregull, nuk dëshiron të dëgjoni. Kam një djalë 15 vjeç dhe i kërkoj gjithmonë falje. Ai ishte dy vjeç në atë kohë dhe as nuk e kuptonte mirë, por kjo është regjistruar në kokën time”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...