Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfimi i Crespos: Futboll, famë dhe seks, isha pranë Realit, por preferuan…

Hernán Crespo është një nga ata emrat që lindin gjithmonë në mendjen e tifozëve, kur kujton futbollin e fillimshekullit. Pas tërheqjes nga futbolli, argjentinasi rrëfesu se i jetoi plot pasion vitet e famës së tij si futbollist, madje i shfrytëzoi në maksimum edhe jashtë fushës së blertë. Ai theksoi se rinia e tij e suksesshme në futboll u përkthye edhe në një fazë të frytshme në jetën seksuale.

“Orgjitë? Nuk kam lënë gjë pa bërë, kjo ishte e para. Gjithmonë kam patur shumë femra. Në fakt, në futboll debutova në moshën 18-vjeçare, ndërsa bashkeshorten time e takova kur isha 27 vjeç. Kurrë nuk prezantova një të dashur në shtëpi. Në atë kohë isha beqar, i famshëm, i ri, futbollist … Dhe sigurisht bëja gjithçka, sepse kisha shumë privilegje. Nuk më ka munguar asgjë, kam bërë gjithçka.”

Pasi spikati në Itali, Crespo tërhoqi vëmendjen e Real Madridit, por “Los Blancos” preferuan “Fenomenin”, trashëgiminë e të cilit tek Interi e mori pikërisht sulmuesi argjentinas.

“Në vitin 2002 luaja te Lazio, unë ose Ronaldo do të shkonte te Real Madridi. Ata morën Ronaldon dhe unë shkova ta zëvendësoja tek Interi. Nëse Ronaldo do të kishte qëndruar në Milano, do të kisha firmosur për Real Madridin. Hera e dytë ndodhi në vitin 2009, në sezonin e parë të José Mourinhos tek Interi. Real Madridi më ofroi kontratë për gjashtë muaj, sepse kishin zgjedhje të tjera. Nuk pranova.”

Crespo, sot 44-vjeç, e nisi karrierën te River Plate, ndërsa në Europë spikati fillimisht te Parma, më pas te Lazio e Interi. Pas përvojës te Chelsea në Premier League, u kthye në Serinë A te Milani, Interi, Genoa e në fund te Parma, ku mbylli karrierën futbollistike në vitin 2012.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...