Angli

Rrëfimi i De Zerbit: Kur filluan bombat në Ukrainë ika në mes të natës, Spalleti trajneri më i mirë!

Roberto De Zerbi tashmë është në drejtimin e Brighton në Premier League, megjithatë karriera e italianit ka kaluar nëpër shumë vështirësi. Madje, një nga aventurat që më së shumti ka zënë vend në jetën e De Zerbit është edhe ajo në Ukrainë me skuadrën e Shakhtar Donetsk. Nga ukrainasit De Zerbi u largua për shkak të luftës teksa së fundmi 43-vjeçari tregon frikën nga bombat atje ndërsa nga ana tjetër shton se për mendimin e tij, trajneri Luciano Spalleti është trajneri më i mirë italian.

“Në fillim nuk kisha frikë nga bombat, ndoshta sepse nuk e kuptoja me të vërtetë atë që po ndodhte. Na thonin të qëndronim të qetë, por pasi filluan bombat me të vërtetë, u detyrova të largohesha në mes të natës.

Spalleti? Është trajneri më i mirë italian, është i aftë edhe të ndryshoj vendosje e skuadrave të tij. Për mënyrën si luan Napoli, mendoj se edhe mund të fitoj Champions League. Megjithatë, Pep Guardiola mbetet numri një prej vitesh dhe gjithmonë mundohesh të frymëzohesh nga të tjerët.

Për mua nuk ka lojtarë të vjetër dhe të rinj në moshë. Ka lojtarë që janë të zotë dhe të tjerë që nuk janë. E shikoni Ibrahimovic? Është 41-vjeç dhe mbetet një nga më të fortët. Të rinjtë nuk promovohen dhe kjo është një çështje mentaliteti”, u shpreh De Zerbi.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency