Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Rrëfimi i Ermal Kuqos: E ardhmja në Amerikë, s’kthehem në Shqipëri

Ermal Kuqo tregon eksperiencën e tij te Los Angeles Clippers në rolin e zbuluesve të talenteve. Në një intervistë për Top Channel, ish-basketbollisti i Kombëtares Shqiptare tregon sesi I ngjiti shkallët e karrierës, fillimisht duke punuar si këshilltar në skuadrën kaliforniane.

“Për një kohë shumë të shkurtër arrita të jem drejtor i Departamentit të Scout Pro, jo vetëm për Europën, por ndërkombëtarisht”.

Me prejardhje nga një familje me tradita të herdhme në basketboll, Kuqo thekson se pavarërisht se është rritur te Tirana, mbetet partizanas. Karrierën e tij të gjatë, nga Shqipëria, Turqia, Spanja e deri në Amerikë Ermali e ndërpreu në gusht 2016, por pa e çuar ndërmend të largohej nga sporti i koshit, dashuria e madhe e jetës së tij. Gjithsesi, nuk mendon se do të kishte të ardhme si trajner.

 “Trajner nuk doja të bëhesha, pasi eshtë një fushë shumë ndryshe dhe unë jam pak si diktator. Kam luajtur me shumë lotjarë që kanë qenë të padisiplinuar dhe kur mendoja sikur të isha trajneri i tyre… Nuk do të përfundonte shumë mirë dhe besoj se nuk do të kisha karrierë të gjatë si trajner”.

Kur e pyet për basketbollin shqiptar, Kuqo mbetet konstant në qëndrimet e tij kundër mënyrës se si drejtohet ky sport në vendin tonë: “Për të zbritur tek lojtarët, duhet të shohim kokën, pasi peshku qelbet nga koka. Këtu, çdo njeri që përfundon Institutin Sportiv e ndjen veten trajner basketbolli, merr disa topa dhe ia jep kalamajve vetëm për të fituar para’. E shohin këtë sport thjesht për para’, jo për të rritur breza sportistësh”.

Edhe në grumbullimet e fundit të Kombëtares së basketbollit, sytë e trajnerëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit mbeten tek elementët që vijnë nga jashtë.

“Arsyeja kryesore përse kërkojnë shpëtim nga jashtë është sepse mendojnë që ata janë përgatitur andej dhe këtu do të na sjellin ndonjë gjë tjetër. Unë kam qenë pjesë e ekipit kombëtar kur u mblodh kombëtarja e parë dhe na futën në motel. I binte derës recepsionisti dhe na nxirrte jashtë sepse vinte klienti i rregullt”.

Megjithatë, e ardhmja e tij, siç vetë e pohon, është basketbolli më i bukur në botë, NBA, dhe të gjitha këto kritika të ashpra lidhen vetëm me dashurinë e tij për këtë sport dhe që në këtë vend, në një të ardhme, të dalin sërish emra si Ermal Kuqo.

“Unë nuk kam asnjë lloj interesi. Unë nuk dua të bëhem as sekretar federate, as president federate. Unë nuk kam ndërmend të kthehem më në Shqipëri”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...