Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rrëfimi i gjatë nga Bellerin: Klopp dhe Guardiola nuk fituan në vitin e parë!

Hector Bellerin iu bashkua këtë verë Barcelonës teksa firmosi një kontratë njëvjeçare me katalanasit. Mbrojtësi anësor thekson se me transferimin në Camp Nou plotësoi një ëndërr të tijën ndërsa foli edhe për periudhën e vështirë që po kalon skuadra me lojtarin që nënvizon se edhe Jurgen Klopp e Pep Guardiola nuk kanë fituar në vitin e parë.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Barcelonës, është një ëndërr që e kam pasur gjithnjë. Momenti i vështirë te Barça? Futbolli nuk është bardh e zi dhe ka shumë situata që ndikojnë. Klopp dhe Guardiola nuk kanë fituar që në sezonin e tyre të parë, gjërat duan kohën e tyre. e rëndësishme është që ne lojtarët e dimë 100% atë çfarë na kërkon trajneri Xavi. Për momentin kam një kontratë njëvjeçare dhe do të më pëlqente të rinovoja, por të shohim.

Jeta pas futbollit? Do të jetë si ajo që kam tani, e qetë, normale, por pa futboll. Do të shijoj pasionet e mia, duke provuar gjëra të reja të cilat mund të më bëjnë të lumtur. Ndjehem një person shumë kreativ, kërkoj të mësoj çdoherë diçka të re. Më pëlqen shumë fotografia, por më pëlqen edhe të merrem me qeramikë. Në të ardhmen mund t’i praktikoj edhe më tepër”, u shpreh Bellerin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...