Futboll

Rrëfimi i Gosens në libër: U ndjeva i turpëruar nga refuzimi i Ronaldos

Robin Gosens po mbyll sezonin e katërt me fanellën e Atalantës në kampionatin italian, teksa nga viti në vit është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane e europiane.

Së fundi anësori 26-vjeçar, që numëron 136 ndeshje dhe 25 gola të shënuar me fanellën zikaltër të bergamaskëve, ka shkruar edhe një libër, që do të promovohet pikërisht më 8 prill dhe titullohet “Ia vlen të ëndërrosh”.

Në pritje të daljes në treg të librit, janë zbuluar edhe disa rrëfime interesante të Gosens, teksa njëri prej tyre lidhet pikërisht me portugezin Cristiano Ronaldo, i cili duket se ka zhgënjyer jo pak anësorin gjerman.

Gosens zbulon prapaskenën e një diskutimi të shkurtër me portugezin, kur i kishte kërkuar këtij të fundit fanellën, por kishte marrë një refuzim injorues dhe që e kishte zhgënjyer jo pak futbollistin gjerman.

“Pas ndeshjes me Juventusin, provova të realizoj ëndrrën time, për të pasur një fanellë të Ronaldos. Pas vërshëllimës finale shkova direkt te ai për t’i kërkuar fanellën, duke mos marrë pjesë as në festën me publikun, por ai nuk pranoi. ‘Cristiano a mund të kem fanellën tënde?’, i thashë, por ai mu përgjigj me një jo të prerë, duke mos më hedhur fare sytë. Isha komplet i skuqur dhe i turpëruar. U largova dhe mu duk vetja i vogël”, zbulon Gosens në librin e tij.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency