Tenis

Rrëfimi i tenistit ukrainas: Më ofruan ryshfet, nuk i tregova emrat prej frikës

Sergiy Stakhovsky, tenist ukrainas, rrëfeu në një intervistë për televizionin e vendit të tij ngjarjen shokuese që i ndodhi 11 vjet më parë. Ai zbuloi se i kanë ofruar 100 000 dollarë ryshfet (rreth 91 000 euro), për të humbur qëllimisht në një ndeshje në “Australian Open”, por e kishte kundërshtuar “ofertën”.

Ishte ndeshja e raundit të parë të turneut përballë francezit Arnaud Clément (2009). Edhe pse i refuzoi ato para, ukrainasi sërish e humbi ndeshjen. “Kur u largova nga fusha, mendoj se do t’i kisha goditur me raketën time ata që më ofruan paratë, sigurisht nëse do të kishin qenë aty,” – tha Stakhovsky.

Sipas lojtarit, ai e denoncoi këtë ngjarje në Njësinë e Integritetit të Tenisit (TIU), organi antikorrupsion i këtij sporti. Sidoqoftë, ai mendoi për pasojat që mund të kishte familja e tij dhe preferoi të mos i zbulonte emrat e personave të përfshirë.

“Kush mund ta mbronte familjen time? Ai që u përpoq të më jepte ryshfet ishte vetëm një ndërmjetës, ishin njerëz të tjerë shumë të rrezikshëm sipër tij dhe familja ime jeton në Ukrainë … Zyrtarët e Njësisë së Integritetit të Tenisit më thanë që ata nuk mund të garantonin sigurinë time,” – tha tenisti ukrainas.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency