Futboll

Rrëfimi i Rui Costas: Ronaldo na “turpëronte” në stërvitje me teknikën e tij

Rui Costa ngre në qiell bashkatdhetarin e tij, Cristiano Ronaldo. Ish-lojtari i Milanit ka treguar se çfarë ndodhte me ta kur stërviteshin së bashku në kombëtaren portugeze.

“Nuk kam luajtur kurrë me Messin, por kam pasur privilegjin të luaj me Cristiano Ronaldon kur ai po rritej në botën e futbollit. Në kombëtare ishte më i riu nga të gjithë, por menjëherë u integrua shumë mirë dhe çdo ditë kishte gjithmonë një teknikë të re për të na mësuar. E vërteta është se ne kishim turp t’i provonim në stërvitje dhe e imitonim tinëz. Pastaj në darkë natën ai fliste vetëm për driblimin, ndërsa përpiqej t’i rrënjoste rëndësinë e lojës në ekip.”

Rui Costa kujton se që dy dekada më parë Ronaldo i kishte bindur shokët se skuadrës te Portugalia se do ta fitonte Topin e Artë,

“Kur ai nuk ishte aty, të gjithë thoshim se me siguri do të fitonte Topin e Artë. Mund ta dalloje nga mënyra e tij e stërvitjes, nga talenti i tij. Nuk kishim dyshime. E dinim se po përballeshim me një sportist me vullnet të jashtëzakonshëm. Ai kishte mentalitetin dhe cilësitë fizike e teknike për të qenë më i miri. Dhe për fatin e të gjithëve kështu ndodhi”.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency