Premier League

Rrëfimi i Tuchel: 9-a “e mallkuar”, nuk e dëshiron asnjë lojtar

Romelu Lukaku ishte i fundit që mbajti numrin 9 te Chelsea dhe pas një sezoni të dështuar u largua për t’u bashkuar sërish me Interin, ndërsa deri tani askush nuk ka zgjedhur të mbajë të njëjtën shifër mbi shpinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Thomas Tuchel, që para ndeshjes me Evertonin deklaroi se futbollistët e tij janë supersticiozë dhe mendojnë që ai numër është “i mallkuar”, ndaj nuk guxojnë ta mbajnë.

“Futbollistët më thonë që 9-a është e mallkuar dhe nuk e marrin. Të gjithë futbollistët që janë këtu, më thonë shiko se 9-ën e ka pasur ky apo ai lojtar dhe nuk kanë shënuar. Thënë ndryshe, asnjë nuk dëshiron ta prekë atë numër dhe duke qenë supersticioz edhe unë, i mirëkuptoj lojtarët. Deri tani askush nuk po i del zot numrit 9”, deklaroi Tuchel.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency