Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfimi i Venturës: Nuk pranoj më të jem “thes boksi”

(ANSA/ALESSANDRO DI MARCO)

“Nuk arrij t’i jap një kuptim asaj që ndodhi, por një shpjegim e kam. Jam marrë me futboll për 35 vite në fushë e jashtë saj, por kurrë nuk jam bërë pjesë e politikës sportive, apo pjesë e ndonjë grupimi.  Kam besuar gjithnjë se të prodhosh vlen me shumë sesa të premtosh. Projekti që kisha nisur ishte në rrugën e duhur.”

Me këto fjalë e nis intevistën e tij ish-tekniku i Kombëtares Italiane të futbollit, Gian Piero Ventura.

“Kisha trashëguar skuadrën me moshën mesatare më të madhe të 50 viteve të fundit, por sërish ishim në rrugë të mbarë me integrimin masiv të të rinjve premtues dhe me kualitet në organikë. Una isha njeriu që u dha mundësinë e debutimit 14 lojtarëve të rinj  dhe, nëse do të ishim kualifikuar në këtë Botëror, do të ishim ndër skuadrat më premtuese në këtë kompeticion. “Rusi 2018” duhet të ishte një trampolinë që ne të ishim favoritët e “Euro 2020”. Gjithshka kishte një sens dhe plani funksiononte deri në sfidën me Spanjën, por pikërisht pas këtij takimi gjërat nisën të shkonin keq, si kurrë më parë.”

Ventura nuk arrin dot ta harrojë atë disfatë ndaj Spanjës, që i hapi rrugën një kalvari të gjatë akuzash ndaj personit të tij, duke e zbritur nga piedestali dhe që e bëri të humbiste statusin dhe respektin e fituar me mund përgjatë viteve.

“U kryqëzova si i vetmi fajtor për gjithë të këqijat që ndodhën, ndërkohë që federata mori rolin e spektatorit, duke më lënë gjithë barrën e fajit mbi supe, pa më mbështetur. Deri para takimit me Spanjën unë isha tekniku i kësaj kombëtareje, më pas u ktheva në një thes boksi.”

70-vjeçari më pas kujton se vijoi të qëndronte në stolin e përfaqësueses për një sërë ndjesish të bëra bashkë e të ngatërruara.

“Nuk e di nëse ishte për pasion, afeksion apo për inat, unë nuk arrij ta shpjegoj saktësisht, por di që isha në një vorbull mendimesh dhe emocionesh në atë kohë. Sidoqofë, mbaj medn se lidhjen më të ngushtë me këtë kombëtare e kam ndjerë pikërisht në ato kohë të vështira. Kjo kombëtare ishte gjithshka për mua. Besoja akoma brenda meje se do t’ia dilnim dhe ky është faji im, pasi në të vërtetë duhet të isha tërhequr pikërisht atëherë.”

Përsa i përket disfatës së fundit, në të cilën Italia nuk arriti të priste biletën për në Botëror, Ventura shprehet se “nuk është tipi i njeriut që përlotet përpara kamerave, por zemra me derdhi lot”. Gjithsesi, Ventura nuk është nga ata që mundet lehtë. Ai është luftarak dhe ëndrra për t’u rikthyer në futbollin e luajtur nuk i zbehet lehtë.

“Nuk jam i mundur, jam i nervozuar në maksimum. Energjia është veçoria ime dhe pres me padurim çastin që të kem në duar një skuadër. Kam dëgjuar shumë të pavërteta dhe spekulime prapaskenash, por tashmë jam lodhur. E përsëris, jam lodhur duke qenë thesi i boksit ku gjuan gjithë Italia ndrydhjen e saj. Kam 35 vite në këtë sport dhe nuk e pranoj dot që gjithçka të thjeshtëzohet brenda tre muajve, duke më konsideruar nga një mjeshtër i futbollit në mostrën Ventura. Eshtë e vërtetë që në futboll ndodh gjithçka, por kjo është e tepërt për mua, sidoqoftë  mbetem optimist se e ardhmja më rezervon ditë më të bukura.” 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...