Futboll

Rrëfimi i Wijnaldum: Si na hoqi presionin Klopp me mbathjet e Ronaldos

Që Jurgen Klopp është një trajner i madh, këtë e tregon karriera e tij, sidomos suksesi i arritur në finalen e Championsit përballë Tottenhamit, trofe të cilit i ishte afruar një sezon më herët, por falë gabimeve të portierit Karius, Liverpooli i tij u dërrmua 3-1 nga Real Madridi. Sigurisht që përballë ekipit me më shumë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm presioni është shumë i madh, por Klopp edhe para asaj sfide e ka bërë si duhet punën e tij, duke hequr presionin me një gjest vërtet qesharak, zbulon mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, për Goal.com. Duke qenë i vetëdijshëm për presionin e madh që kishin lojtarët e tij para finales së Kievit, trajneri gjerman shkoi në një takim me futbollistët pasi kishte veshur bokserat e markës së Cristiano Ronaldos (në atë finale luante për Realin).

“Ne pamë se ai kishte veshur mbathje të shkurtra (boksera) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet që kishin logon CR7. Të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes u shtrinë në dysheme duke qeshur. Ky episod me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka. Klopp ka bërë me qindra shaka të tilla. Nëse shihni se menaxheri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, do të ketë efekt tek lojtarët. Ai bën figurën e babait me ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai u heq presionin e lojtarëve”.

Pavarësisht se e humbën atë finale, lojtarët e Liverpoolit bënë mrekullinë një vit më pas,  duke mposhtur Tottenham në finale. Wijnaldum duke folur për marrëdhënien e veçantë që ka ish-trajneri i Dortmundit me lojtarët e tij, shtoi:

“Kur kam probleme, mund të shkoj gjithmonë tek trajneri. Mund ta pyes nëse ai ka një minutë kohë për mua. Ai është gjithmonë kurioz dje pyet nëse është diçka e keqe apo e mirë.  Klopp gjithmonë përpiqet të bashkëjetojë me personin tjetër, ta ndiejë atë që ai po kalon. Ai është një njeri me të vërtetë i veçantë. Më shumë sesa trajner, e konsideroj një mik të mirë.

Të gjithë më pyesin se si është si person. A është e rreme ajo që bën në stol? Jo, kështu është ai. Edhe në stërvitje ai është i njëjti.”

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency