Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Rrëfimi i Zendeli: U tregoj ëndrrën time kuqezi, Formula 1 arrihet vetëm në një mënyrë

Garat me makina janë një pasion i shumë shqiptarëve e ndoshta një ditë do kemi mundësinë që në Formula 1 të shohim që të flitet shqip. Një ëndërr të tillë mund ta realizojë 22-vjeçari Lirim Zendeli, i cili me shumë gjasa do e bëjë ëndrrën realitet e një ditë në Formula 1 të kemi një pilot shqiptar.

Dy gara para fundit të edicionit mungesa e financave e shtyu të riun nga Shkupi që të tërhiqet nga Formula 2. Diçkla të tillë e njoftoi vetë piloti, i cili në rrjetet sociale dha lajmin e keq. Për SuperSport, Zendeli tregon nga habitati i tij i preferuar, pikërisht nga pistat e garave me makina, arsyet se pse e detyruan që të merrte këtë vendim drastik.

“Për fat të keq plani nuk shkoi siç ishte menduar në fillim të vitit. Në çdo edicion kemi qenë me një buxhet të limituar, që çdo sponsor që kontribuon ndikon në sezon. Dy gara para se të mbyllej sezoni u desh që të tërhiqemi, pasi nuk kishim më financa”. 

Piloti beson se kjo shkëputje është e përkohshme dhe mundësitë janë maksimale që ai sërish të vijojë të synojë Formula 1, që do të ishte dhe suksesi më i madh për të. Diçka të tillë Zendeli e kërkon me ngjyrat kuqezi.

“Mundësinë e kemi. Besoj se talentin e kam treguar, teksa kam fituar shumë gara në nivele të ndryshme, kam pasur mundësinë që të jem në podium në F2, por problemi i vetëm ishte investimi dhe nëse do kem mbështetje, nëse do kem investime në këtë drejtim, kemi mundësi që të vazhdojmë dhe të kalojmë deri në Formula 1”.

Në mbështejte të Zendelit dolën Tifozët Kuqezi, të cilët kanë nisur një fushatë për të përkrahur financiarisht pilotin 22-vjeçar, i cili tregon se rrugëtimi për të arritur deri këtu ka qenë tepër i vështirë e ndoshta do ishte një mision shumë i komplikuar për një tjetër shqiptar për të pasur të njëjtën ecuri.

Një grup i madh si Tifozët Kuqezi që të mbështet është diçka shumë e madhe për mua dhe shpresojmë që të na ndihmojë që të gjejmë sponsor. Është një procedurë e gjatë të arrish në Formula 2, një periudhë e komplikuar që shkon deri në 15 vite. Është diçka e rrallë që të shkosh në këtë nivel.

Për Zendelin ky është momenti që për herë të parë të synohet që në Formula 1 të kemi një pilot shqiptar, por i vetëm ai nuk mund t’ia dalë.

“S’kemi parë ende shqiptarë në Formula 1, do ishte diçka e veçantë dhe është një ëndërr që mund të plotësohet. Duhet ta realizojmë që të jem i pari në Formula 1 në këtë nivel. Shpresoj që shqiptarët që kanë mundësinë të na mbështesin, të na mbështesin në këtë rrugë pasi është momenti që na duhet dhe koha nuk është shumë e madhe në dispozicion. Nëse nuk arrihet diçka e tillë do jetë e vështirë për shumë vite që një tjetër shqiptar të shkojë në Formula 1″.

Të gjithë e kanë një ëndërr në sirtar dhe gjatë prononcimit për Supersport, Zeneli nuk mendohet aspak kur vjen pyetja për synimin e tij më të madh.

“Një ëndërr e kam gati çdo ditë. Kemi parë Max Versttapen që kishte një mbështetje të madhe nga holandezët dhe shkallët e tifozëve të cilët i veshën tribunat portokalli. Një ëndërr e madhe do ishte që të gjitha tribunat ti bëjmë kuqezi”.

A do ia dalim që një ditë të kemi një shqiptar në garat me Formula 1, vetë Zendeli tregon formulën.  “Së bashku mund të bëjmë që në Formula 1 të flitet shqip”. Sporti është ambasadori më i mirë i një vendi e pas futbollit, ndoshta do jenë garat me makina ato që do e ngrenë lart flamurin kuqezi.

Përgatiti Jurgen Zela

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...