Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rrëfimi me zemër i Emre Can: Kalimi tek Juvja më vlejti për jetën

Emre Can i është gjithmonë mirënjohës Juventusit. Jo vetëm për përvojën e tij te bardhezinjtë në fushat e Serisë A. I intervistuar nga DAZN, mesfushori zbuloi se kishte zbuluar se kishte kancer në tiroide në vitin 2018 falë testeve mjekësore të kryera për transferimin falas nga Liverpooli në Torino. Kontrolle që bënë të mundur identifikimin trajtimin në kohë të sëmundjes

“U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve: disa muaj pas vizitave mjekësore me Juven më thirrën. As që e dija se çfarë po ndodhte, nuk kisha dëgjuar kurrë për një tiroide dhe nuk e dija se kisha tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë.

Më tej, Emre Can shpjegon:

“Kisha kancer në tiroide dhe kisha nevojë urgjente për një operacion. Kjo ngjarje e ka ndryshuar shumë jetën time. Mund të kesh shumë para, mund të kesh gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Është pjesë e jetës, i këshilloj të gjithë të bëjnë disa kontrolle. Nuk ka rëndësi sa të shëndetshëm besojmë se jemi; nëse i zbulojmë këto gjëra në kohë, ne mund të shërohemi”.

Fjalët që pas vdekjes tragjike të Mihajlovicit dhe Viallit bëjnë edhe më shumë zhurmë dhe godasin thellë. Pa kontrollet e thelluara kur po transferohej në Torino, në fakt, Emre Can ndoshta do ta kishte vënë re vonë tumorin. Ndoshta shumë vonë për ta përballuar atë me të njëjtën forcë dhe efektivitet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...