Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëfimi rrëqethës i Patrice Evra: Jam abuzuar seksualisht, shisja drogë e gjeja ushqim te plehrat

Patrice Evra, një futbollist që ka fituar shumë gjatë karrierës së tij me Monacon, Manchester United, Juventusin, Olimpikun e Marsejës dhe përfaqësuesen e Francës, ka zbuluar se ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë. Trauma që ka pësuar në adoleshencë i ka treguar pak e nga pak në autobiografinë e tij, “Më pëlqen kjo lojë”.

Ai pranoi gjithashtu si ka qenë viktimë e abuzimit seksual.

“Nuk me vjen turp kur e pranoj qe jam ndier frikacak për shumë vite që nuk kam folur për këtë temë. Ishte diçka që ma shtypte gjoksin. Por këtë nuk po e bëj për veten, por për femijët. Dua që askush të mos ketë turp për faktin se ka përjetuar diçka të tillë”, – pranoi Evra për “The Times”.

Tani, në një intervistë për “BBC One”, shkon më tej në rrëfimin e tij:

“Ka shitur drogë, jam lutem dhe kam punuar në një dyqan televizorësh. Njëra nga këto nuk është e vërtetë. Janë dy të vërteta dhe një gënjeshtër. Nuk kam shitur televizorë”.

Babai i Evrasë u largua nga shtëpia. Ishin 24 vëllezër, por ai ia doli të mbijetonte.

“Ndonjëherë, në mesnatë, kur hidhnin hamburgerët e ftohtë në plehra, ne shkonim t’i merrnim. Pas largimit të babait tim, ishte kaos. Futbolli më shpëtoi. Kur isha 17 vjeç, udhëtova për në Itali (shkoi te Marsala dhe Monza, para se të nënshkruante me Nicen). Mbaj mend që hyra në dhomën time dhe kisha një palë tuta. Telefonova mamin dhe i thashë: kjo është parajsa, njerëzit na shërbejnë ushqim dhe kemi dy pirunë nga njëra anë dhe dy thika nga ana tjetër”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...