Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rrëfimi shokues i portierit gjerman: Te Sunderlandi më aktivizuan me Korona, më merrej fryma…

Skuadra e Sunderlandit, ku në të kaluarën ka luajtur (madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit) ikona e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, mbylli një sezon mjaft të suksesshëm, që kulmoi me ngjitjen në Championship.

Ron-Thorben Hoffmann, portier i rritur te Bayerni i Mynihut, por i huazuar nga bavarezët te Sunderlandi gjatë kampionatit të kaluar, ka folur për mikrofonat e “Bild”-it, duke zbuluar se ka zbritur në fushë edhe pse ishte testuar pozitiv me Covid-19.

“Pas 7 ditësh karantinë, u ktheva menjëherë në fushë, edhe pse testi i shpejtë ishte ende pozitiv”, deklaroi Hoffmann.

Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh, në fillim të vitit. Hoffmann humbi ndeshjet kundër Wycombe dhe Lincoln për shkak të Koronavirusit, përpara se të kthehej në fushë për katër ndeshjet e ardhshme të kampionatit, edhe pse nuk ishte në formë.

“Isha i trullosur dhe më dhembte zemra, më merrej fryma. Që nga ndeshja e dytë simptomat u bënë më të rënda: u thashë drejtuesve që nuk mund të luaja dhe se do të më duhej të bëja teste, por nuk bëra asgjë. Ne kurrë nuk iu nënshtruam testeve të shpejta para ndeshjeve. Klubi donte që unë të isha më i ashpër në lojë, por kisha frikë se ajo që ndodhi me Alphonso Davies mund të më ndodhte mua”.

Një sjellje e turpshme, me pak fjalë, në klubin e Sunderlandit. Nga shkurti e në vazhdim Hoffmann nuk doli më në fushë, duke i dhënë fund huazimit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...