Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rregulli i medaljeve të titullit, ja përgjigjia unike e Klopp!

Jurgen Klopp është një trajner unik jo vetëm për mënyrën sesi e drejton skuadrën në fushën e lojës por edhe për ato çfarë thotë në intervistat e tij për mediat. Liverpooli pak ditë më parë arriti të fitonte zyrtarisht titullin kampion duke rikthyer trofeun në Anfield Road pas plot 3 dekadash, dhe që tani The Reds kanë nisur të mendojnë për festën. Për të prishur disi momentet e lumtura në shtëpinë e Liverpoolit ka menduar liga angleze e futbollit me rregullin e saj në lidhje me medaljet, që thotë se vetëm lojtarët që luajnë minimumi pesë ndeshje i marrin ato. Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit gjerman të Liverpool.  Klopp ka thënë mendimin e tij haptazi: “Ata e meritojnë një medalje dhe do ta marrin një të tillë. Nëse nuk ua jep Premier League, atëherë do t’ua jap unë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...