Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…

Dëshira e trajnerëve u plotësua. Prej kohësh skuadrat mund të kryejnë pesë zëvendësime gjatë një ndeshje, dy më shumë sesa zakonisht.

Por, tani duhet zgjidhur një tjetër problem që lidhet me vonesat gjatë kohës së ndërrimeve, sidomos në minutat e fundit.

Në MLS, kampionatin amerikan të futbollit, duan të minimizojnë sa më shumë kohën e humbur gjatë zëvendësimeve.

LEXO EDHE:

Drejtuesit e futbollit të SHBA kanë vendosur të bëjnë diçka në këtë aspekt. MLS njoftoi se do të aplikohet në MLS Next Pro “Rregullin e Kohës së Zëvendësimit”.

Rregulli është i qartë: një lojtar që ndërrohet ka 10 sekonda kohë për të lënë fushën e blertë.

Nëse jo, atëherë skuadra e tij do të vijonte lojën me dhjetë futbollistë për të paktën 60 sekonda.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...