Bundesliga

“Rregulli Webster”, Lewandowski mund të “blejë” lirinë nga Bayern Munich

Robert Lewandowski e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Bayern Munich pas tetë viteve të shpenzuara në Gjermani. Sulmuesi preferon të shijojë një aventurë të re dhe destinacioni i preferuar nga polaku është Barcelona. Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë një shumë simbolike te Bayerni, duke qenë se 33-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me bavarezët.

Mirëpo, deri më tani, rekordmenët gjermanë po këmbëngulin që Lewandowski të qëndrojë në Allianz Arena, ndërsa pretendojnë një shifër prej 40 milionë euro për secilin klub që kërkon shërbimet e tij.

Por, Bayern në një pikë të caktuar do ta ketë të detyruar të dorëzohet pasi Lewandowski ka të drejtën të blejë lirinë e tij. Në artikullin numër 17 të FIFA-s theksohet se një lojtar që ka firmosur kontratë para moshës 28-vjeçare atëherë mund të largohet duke paguar një kompesim te klubi aktual, gjithnjë nëse kanë kaluar tre vite nga nënshkrimi i kontratës (një parametër që Lewandowski e përmbush dhe mund ta përdorë).

Diçka e tillë u bë e njohur në botën e futbollit nga rasti i lojtarit të Hearts, Andy Webster. Ky i fundit kaloi te Wigan në vitin 2006 dhe i dhuroi një kompesim ish-klubit të tij, ndërsa ky rast përjashtimor ka marrë edhe emrin si “Rregulli Webster”.

Në rastin e Lewandowskit, polaku mjafton t’i drejtohet FIFA-s dhe të informojë se heq dorë nga 20 milionë euro që do të përfitonte në sezonin e fundit me bavarezët dhe kështu mund të ishte i lirë për të vendosur vetë se me cilin klub do të luante sezonin e ardhshëm. Në këtë pikë, përfiton edhe Barcelona pasi katalanasit nuk do të shpenzonin asnjë cent për të transferuar në Camp Nou goleadorin polak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Premier League 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
2
2
0
0
6
0
+6
6
2Arsenal
2
2
0
0
6
2
+4
6
3Brentford
2
1
1
0
6
2
+4
4
4Tottenham Hotspur
2
1
1
0
6
3
+3
4
5Newcastle United
2
1
1
0
2
0
+2
4
6Leeds United
2
1
1
0
4
3
+1
4
7Chelsea
2
1
1
0
3
2
+1
4
8Brighton & Hove Albion
2
1
1
0
2
1
+1
4
9Aston Villa
2
1
0
1
2
3
-1
3
10Nottingham Forest
2
1
0
1
1
2
-1
3
11AFC Bournemouth
2
1
0
1
2
4
-2
3
12Liverpool
2
0
2
0
3
3
0
2
13Fulham
2
0
2
0
2
2
0
2
14Wolverhampton Wanderers
2
0
1
1
1
2
-1
1
15Leicester City
2
0
1
1
4
6
-2
1
16Crystal Palace
2
0
1
1
1
3
-2
1
17Southampton
2
0
1
1
3
6
-3
1
18Everton
2
0
0
2
1
3
-2
0
19West Ham United
2
0
0
2
0
3
-3
0
20Manchester United
2
0
0
2
1
6
-5
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency