Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrëmujat në finalen e Europianit, Anglia mund të luajë pa tifozë ndaj Shqipërisë

Vetëm 24 orë pas episodit të fundit të dhunshëm që ndodhi në “Wembley”, pasi përkrahësit hungarezë sulmuan policinë dhe stafin e sigurisë gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës kundër Anglisë mbrëmjen e së martës, “tre luanët” mund të përballën me një dënim të mundshëm nga UEFA, për ndeshjen finale të “EURO 2020”-ës.

Një lajm i cili sjell ujë në mullirin e Shqipërisë, sepse ndeshja e radhës e Anglisë është pikërisht ajo e 12 nëntorit, për kualifikueset e Katar 2022, ndaj kuqezinjëve.

Seanca e UEFA-s për këtë çështje është caktuar për këtë të hënë dhe do të jetë një mbledhje që do të caktojë masën e dënimit brenda ditës, ndërsa konfirmimi pritet të vij të martën, në një komunikatë zyrtare, si të Federatës Angleze të Futbollit, ashtu edhe të vetë qeverisë europiane të futbollit.

Konkretisht bëhet fjalë për trazirat e shkaktuara si para dhe pas takimit Angli-Itali, por ajo që mund të dënojë Anglinë është se më shumë se 5.000 tifozë ishin prezent në stadium, pa biletë, madje duke ndezur akoma dhe më shumë trazirat e finales. Madje kishte dhe nga ata tifozë që tentuan, por edhe hynë në fushën e lojës duke ndërprerë ndeshjen.

Huliganët, të cilët ofruan ato pamje të shëmtuara kur kaluan kordonët e sigurisë me forcë, përfituan nga kangjellat dhe dyert e shkatërruara, teksa ndeshja ishte duke u luajtur në kohën shtesë, ndërsa Policia arrestoi 86 persona mes “Wembley”-t dhe zonave të tjera të Londrës.

Federata Angleze i ka bërë me dije UEFA-s se policia ishte maksimalisht e angazhuar, bashkëngjitur edhe me një dosje të përpiluar mbi masat e marra, para, gjatë dhe pas takimit, me shpresën për të minimizuar dënimin e tyre, por tani fjala e fundit u takon organeve disiplinore.

Një vendim i cili pritet me vëmendje edhe në Shqipëri për të mësuar, nëse ndaj Anglisë do të luaj me apo pa tifozë, për të luajtur ato pak shpresa për t’u rikthyer në vendin e dytë, pozicion i humbur pas disfatës në “Air Albania” përballë Polonisë.

Në krahun tjetër, FIFA ka konfirmuar se po heton skenat tronditëse, ndërsa dënon incidentin e ndodhur në takimin e pak ditëve më parë midis Anglisë dhe Hungarisë, me këta të fundit që mund të marrin një dënim maksimal, me pesë ndeshje pa tifozë, pasi përsëri ishin protagonist të skenave të shëmtuara të dhunës në stadium.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...