Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rrezikon derbin, por Buffon do rekordin e Paolo Maldinit

Më 28 janar Gigi Buffon do të festojë 40-vjetorin, por portieri legjendar i Juventusit ka ende objetiva për të arritur. Synon të mbyllë sezonin me një tjetër titull kampion, por sigurisht ai që i mungon më shumë është trofeu i Championsit. Në aspektin personal është një rekord të cilin do të donte ta thyente me shumë kënaqësi: të shndërrohej futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A. Një ëndërr që mund të bëhet realitet nëse kapiteni bardhezi luan edhe në 19 takime të kampionatit para se të varë dorezat në gozhdë. Do të kalonte mbrojtësin legjendar të Milanit dhe të Kombëtares Italiane, Paolo Maldini, që ka luajtur në plot 648 ndeshje të Serisë A. Për momentn Buffon është ndalur në 629 takime dhe i mbeten edhe 23 në dispozicion deri në fund të kampionatit. Nuk i duhej ky problem i vogël fizik, që e mbajti jashtë sfidës së Championsit me Olympiakosin dhe që mund ta detyrojë të mos luajë as në derbin e Italisë me Interin. Nëse nuk luan këtë të shtunë, do të ketë mundësi të mos jetë në fushë në vetëm tri takime të Serisë A për të mos rrezikuar këtë objektiv historik.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...