Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rrezikon shkarkimin pas 11 vitesh, dy kandidatë për postin e Simeones

Diego Simeone po kalon një nga momentet më të vështira në stolin e Atletico Madrid, ekip me të cilin ka një lidhje të veçantë, pasi ka luajtur e fituar si futbollist dhe si trajner. Argjentinasi qëndron në pankinën “Colchoneros” prej dhjetorit të vitit 2011, ndërkohë që prej kohësh është tekniku më i paguar në planet.

Por, këtë sezon gjërat po shkojnë keq në fushë, Atletico dështoi në grupet e Champions League duke u renditur në vendin e fundit, dështim që ndikoi që tifozët të kërkonin pas shumë kohësh shkarkimin e trajnerit.

Situata nuk është e mirë as në La Liga, aty ku djemtë e Simeones ndajnë vendin e katërt me Athletic Bilbaon, duke qenë 13 pikë larg Barcelonës kryesuese. AS shkruan se “El Cholo” i ka ditët e numëruara dhe dy janë kandidatët për ta zëvendësuar.

Të preferuarit e presidentit Cerezo janë Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique. I pari qëndron pushim pas aventurës në stolin e PSG-së, teksa kampionatin spanjoll e njeh mirë pasi ka drejtuar më parë katalanasit e Espanyolit.

Ndërkohë, Luis Enrique po përgatitet për Kupën e Botës si trajner i Spanjës. Katar 2022 do të jetë aventura e tij e fundit në stolin e kombëtares iberike, pasi kontrata i përfundon pas Botërorit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...