Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrezikonte dënimin me vdekje, regjimi iranian dënon futbollistin me 16 vite burg

Irani vijon të mbetet në një konflikt të hapur civil me protestat që vijojnë kundër regjimit që udhëheq vendin pas vrasjes së një vajze të re. Janë të shumtë personat që janë burgosur pasi morën pjesë në protestë ndërsa mes tyre ishte edhe një futbollist, Amir Nasr-Azadani.

Ky i fundit i ndaluar në shtator të vitit 2022, rrezikonte edhe dënimin me vdekje, por në fund, edhe për shkak se Azdani është pjesë e botës së sportit dhe konsiderohet si një person që përçon vlerë në shoqëri, është dënuar me 26 vite burg teksa do të kryejë 16. Tashmë, karriera e mbrojtësit mund të konsiderohet e përfunduar teksa në të kaluarën Azdani është aktivizuar edhe me kombëtaren U16 të Iranit.

Nga ana tjetër, për fatin e tyre të keq, tre persona të tjerë nuk mundën të shpëtonin nga dënimi i regjimit dhe si pasojë u dënuan me ekzekutim.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...