Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë, që do të luhet në datën 12 tetor në “Air Albania”, është një nga më të rëndësishmet për kuqezinjtë e Sylvinhos. Që nëse do marrin një tjetër rezultat pozitiv do të afroheshin akoma dhe më shumë me kualifikimin në finalet e Europianit të vitit të ardhshëm. Që do të organizohet në Gjermani.
Ndikuar nga rëndësia e ndeshjes por dhe forma e mirë e Kombëtares në përballjet e fundit, interesimi për këtë sfidë ka qenë i jashtëzakonshëm! Biletat u shitën në më pak se 3 orë, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se ka patur më shumë se 300 mijë kërkesa.
Pas shitjes zyrtare, rrjetet sociale janë mbushur me postime, ku lexohet se individë të caktuar zotërojnë një numër të konsiderueshëm biletash. Dhe janë të gatshëm t’i rishesin ato me çmime disa herë më të larta.
Lexo edhe:
- Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!
- VIDEO/ Muçi-show në Varshavë, dopietë spektakolare në fitoren ndaj Aston Villës
- Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin
- VIDEO/ EMOCIONUESE, 30 mijë polakë thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit
Legjislacioni shqiptar nuk e ka parashikuar një pikë të tillë për sanksione të mundshme për ata që rishesin bileta, por risku mbetet i lartë sa i takon mashtrimit.
Zotërimi virtual i biletave shton mundësinë që persona anonim të rishesin biletën më shumë se një herë… Biletat elektronike kanë një Bar Kod që mund të skanohet vetëm një herë. Dhe nëse bileta blihet më shumë se një herë, atëherë vetëm personi i parë që paraqitet tek kontrolli elektronik mund të futet në stadium.
Shitja e biletave në tregun e zi është një fenomen botëror, por rreziku për të rënë pre e mashtrimit është i madh, diçka që mund të ndikojë drejtpërdrejt në financat e blerësve. Por në të njëjtën kohë dhe të mbetet jashtë stadiumeve.
Shqipëria ndodhet në vendin e parë në grupin E, ku ka grumbulluar 10 pikë. Në një llogaritje matematikore, kuqezinjve u duhen 5 pikë në tre ndeshjet që kanë mbetur për të marrë pjesë për të dytën herë në histori në finalet e kampionatit Europian. Pas Francë 2016.
