Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Rreziku kryesor i Rubinit”, Daku mes më të mirëve në Rusi

Mirlind Daku ndodhet në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë, ku po përgatitet për ndeshjet e Euro 2024 bashkë me shokët e skuadrës.

Sulmuesi nga Gjilani vjen pas një sezoni shumë të mirë me Rubin Kazan në Rusi. E sidomos pjesa e fundit e sezonit ishte fantastike për 26-vjeçarin.

Golat dhe paraqitjet e mira kanë ndikuar që Daku të përfshihet në formacionin e sezonit në elitën e futbollit rus. Si zgjedhje e dytë në rolin e tij.

 

Shtatlarti kuqezi shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste, duke qenë kërcënimi kryesor për kundërshtarët. Siç cilësohet dhe nga faqja e Premier Ligës së Rusisë.

Daku shquhet për saktësinë e goditjeve në kuadrat, ndërsa në anën tjetër vihet në dukje fakti i driblimeve ndaj mbrojtësve me të cilët është përballur. Duke patur sukses në jo pak raste.

Lexo edhe:

Një vlerësim që natyrisht kthehet në motivim për Dakun, i cili do të kërkojë që të lërë gjurmë dhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Gjithmonë nëse Sylvinho do i dhurojë minuta, me sulmuesin të gatshëm për të shfrytëzuar mundësitë e tij.

Sulmuesi dardan numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ka shënuar dhe një gol në eliminatoret e Euro 2024. Në suksesin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...