Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrëzimi i Perëndive në Londër

Më e trishta e lamtumirave. Epilogu më i bujshëm! Në garën e fundit të karrierës së tij, Usain Bolt merr mbi vete gjithë vëmendjen, por jo për medaljen e 20 të artë me të cilën shpresonte të mbyllte aventurën e tij të jashtëzakonshme në pistat e garave. 31 vjecari xhamajkan u dëmtua në kofshën e majtë ndërsa vraponte në fraksionin e fundit të stafetës 4×100. Nisi të calonte ndërsa ishte në kulmin e shpejtësisë dhe u detyrua të ndërpriste vrapimin. Menjëherë ju dha ndihma e shpejtë, me Bolt që u cua i ndihmuar nga shokët duke ja dalë të arrinte në anën e pistës mbi këmbët e tij. Ishta nata më e errët e Usain Bolt legjendës së sprintit. për sa i përket rezultatit medalja e artë i shkoi Britanisë së Madhe me 37”47 argjenti për SHBA dhe bronxi për Japoninë, por për Bolt ishte një tjetër mbrëmje shokuese pas asaj të të dielës së kaluar ku u mposht nga Gatlin në finalen e 100 metrave. Bolt ëndërronte një mbrëmje ndryshe për të përshëndetur botën e Atletikes pasi kishte fituar 8 medalje të arta olimpikd ehe 11 botërore, por ndërkohë për herë të parë pamë të rrëzohej njeriu që dinte të fluturonte.

Por mbrëmja shënoi edhe rënien e një tjetër legjende, pasi pak më para se të rrëzohej Bolt një dramë sportive ishte dhe knock outi i Mohamed Farah, edhe ylli tjetër i atletikës në garën e tij të fundit në pistë, pasi do të klalojë te maratonat pësoi një zhgënjim jo të vogël  me Mo Farah që pasi ka fituar 10 medalje të arta rradhazi në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave, këtë herë nuk arriti të triumfonte edhe pse dha maksimumin në 100 metrat e fundit pasi me kohën 13’32”79 është Muktar Edris perandori i ri i garës së 5000 metrave me Farah që përfundoi i dyti ndërsa medalja e bronxit shkoi për Paul Chelimo.

Për sa i përket garave të tjera, 30 vjecarja nga Australia Sally Perason konfirmoi se nuk njeh moshë pasi fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave me pengesa për femra me kohën 12”59.  Perason më e shpejta dhe në kualifikuese përsërit triumfin që arriti në të njëjtën arenë në Olimpiadën e 2012, duke lënë pas Daën Harper Nelson dhe gjermanen Pamela Dutiewicz.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...