Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rrëzohet pas 18 sezonesh në Ligue 2, e ardhmja e St-Etienne e pasigurt/ Ja çfarë deklaruan pronarët e klubit francez

Pasi u mund nga Auxerre me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm doli 2-2, Saint-Etienne u rrëzua nga elita e futbollit francez, për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligue 2.

Ndonëse mbërriti në Saint-Etienne për të shpëtuar skuadrën, Pascal Dupraz nuk ia doli ta finalizonte misionin e tij. Pas fishkëllimës së fundit, tifozët hynë në fushën e Geoffroy-Guichard dhe sulmuan lojtarët.

Në qendër të kritikave, Roland Romeyer dhe Bernard Caiazzo lëshuan një deklaratë të dielën në mbrëmje, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes për t’iu drejtuar fansave. Të dy aksionerët njoftuan se shumë shpejt në klub do ndodhin ndryshime të mëdha.

“Sezoni 2021-2022 për Saint-Etienne përfundon me rënien e dhimbshme në Ligue 2, pas 18 sezonesh radhazi në Ligue 1. Ne ndajmë pikëllimin e pamasë të të gjithë atyre që i duan “të gjelbërtët”, qofshin ata mbështetës apo partnerë, ky dështim duhet pranuar. Si aksionarë kryesorë, ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë humbje. Përtej këtij zhgënjimi të tmerrshëm, dëshirojmë të falënderojmë menaxhmentin e klubit si dhe të gjithë punonjësit dhe vullnetarët, që kanë punuar me ne. Me ta që do të shkruhet e ardhmja e klubit. Nëse kemi bërë gabime sezonet e fundit, nuk kemi reshtur kurrë së punuari për të siguruar qëndrueshmërinë e Saint-Etienne. Pas një kohe jo shumë të largët ne do t’ju njoftojmë për të ardhmen e klubit.”-thuhet në njoftimin e klubit francez.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...