Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rriten të ardhurat nga sponsorët e fanellave, Interi pret largimin e “Pirelli”-t

Në një situatë krize ekonomike, ku kanë rënë thuajse të gjithë zërat e të ardhurave të klubeve të futbollit, sponsorët e fanellave janë të vetmit që kanë reaguar më mirë dhe kanë shtuar kontributin e tyre.

Kështu sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, klubet e Serisë A do të arkëtojnë rreth 169 milionë euro nga sponsorët e fanellave gjatë sezonit 2020-2021, ose rreth 8 milionë euro më tepër se në vitin paraardhës.

Juventusi është ekipi që fiton më shumë nga sponsorët e fanellës, që janë “Jeep” dhe “Cygames” me përkatësisht 42 dhe 6 milionë euro, për një total prej 48 milionë eurosh.

Në vendi ne dytë është Fiorentina, që merr rreth 26.2 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë Sassuolo, që arkëton 18 milionë euro nga sponsori i fanellës. Shumë larg pritshmërive janë klubet milaneze, veçanërisht Milani, që sapo ka rinovuar me “Emirates” deri në verën e 2023-shit për 10 milionë euro në sezon.

Më herët e njëjta kompani ka paguar plot 14 milionë euro në sezon në arkat e klubit kuqezi, por rezultatet e dobëta të sezoneve të fundit dhe mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, ka sjellë pasojat e saj.

Nga ana tjetër Interi arkëton rreth 11 milionë euro në sezon nga sponsori “i përjetshëm” Pirelli, shifër që mund të rritet në rast se fiton trofe, por kontrata e zikaltërve dhe prodhuesit të njohur të gomave përfundon në verën e 2021-shit.

Nga kjo kontratë drejtuesit pritet të lehtësohen jo pak, pasi prej kohësh disa kompani të fuqishme aziatike kanë shprehur interesin për të vënë emrin e tyre në fanellën zikaltër dhe për këtë janë gati të paguajnë më shumë se dyfishin e asaj që jep aktualisht Pirelli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...