Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rritet frika tek Juvja, edhe Bonucci i infektuar me Koronavirus

Tjetër rast me Koronavirus tek Juventusi pas infektimit të mbrojtësit Demiral. Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin. Në njoftimin e klubin bardhezi, shkruhet:

“Leonardo Bonucci, pasi u kthye nga grumbullimi me ekipin kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv. Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi”.

Pas ndeshjes së fituar nga Italia kundër Lituanisë, Federata Italiane e Futbollit njoftoi se katër anëtarë të stafit të të kaltërve rezultuan pozitivë në raundit e parë të tamponëve të kryer në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, të nesërmen e sfidës me përfaqësuese ballkanike. Bonucci do të humbasë, përveç derbit të së shtunës, edhe sfidën e prapambetur me Napolin, e programuar për t’u zhvilluar të 7 prill, ndeshje që duhej të ishte zhvilluar që më 4 tetor.

Sa i përket turkut Merih Demiral, mbrojtësi u kthye në Torino dhe menjëherë u vendos në izolim në Hotel J.

Tek Juventusi u frikësohen edhe infektimit të mundshëm të Szczesny-t, pas shpërthimit të një vatre infektimi në ekipin kombëtar polka (ka rezultuar pozitiv edhe portieri i Bolonjës, Skorupski. Numri një i Juventusit duhet të jetë rregullisht në vendin e tij, përndryshe porta do t’i besohet portierit të tretë Pinsoglio, duke pasur parasysh skualifikimin e Buffonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...