Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rritet numri i spektatorëve të Serisë A, dominojnë tifozët e Interit

Interi është skuadra me numrin më të lartë të spektatorëve në stadium, në këto 13 javë të para të Serisë A. Zikaltrit kanë një mesatare prej 59.365 tifozësh për ndeshje të luajtur dhe kanë lënë pas Milanin, Napolin dhe Juventusin.

Zikaltrit kanë një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, me rreth 13 mijë tifozë më tepër. Trend rritës të numrit të spektatorëve ka shfaqur edhe e gjithë Seria A, që nga 22.217 tifozë për ndeshje, që kishte vitin e kaluar, këto 13 javë të para ka shkuar në 24.801 spektatorë.

Një përmirësim mjaft i rëndësishëm ky, që përkthehet një një sinjal të qartë për rrugën drejt ringritjes së Serisë A. Janë pikërisht 2 skuadrat e Milanos, ato që kanë sjellë rritjen më të madhe të numrit të spektatorëve në këtë sezon, të ndjekura nga Roma, Napoli e Lazio, që po zhvillojnë një kampionat mjaft të mirë.

Juventusi është skuadra më stabël, e ndikuar kjo edhe për shkak të kapacitetit të stadiumit, që është rreth 40 mijë tifozë, ndërsa trend në rënie kanë shfaqur tifozëritë e Torinos dhe Fiorentinës, 2 skuadra që janë ende larg formës së mirë të shfaqur sezonin e kaluar.

Skuadra 17-18 16-17
Inter 59.365  46.620
Milan  55.264  40.326
Napoli 44.497 36.601
Juventus 39.452 39.963
Roma 38.769 32.638
Lazio 25.800 20.453
Fiorentina 23.907 26.470
Genoa 23.424 21.335
Bologna 21.965 21.189
Sampdoria 21.022 19.852
Torino 18.080 19.327
Verona 17.510 Serie B
Atalanta 17.655 17.878
Udinese 16.690 17.878
Cagliari 13.955 12.998
Chievo 13.000 11.632
Benevento 12.456 Serie B
Sassuolo 11.580 12.362
Spal 11.390  Serie B
Crotone  10.351 9.636
Mesatarja   24.801  22.217

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...