Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rritja e Superiores, 4 futbollistë në kombëtare, priten të tjerë emra në të ardhmen

Lista e të grumbulluarve nga ana e trajnerit të përfaësueses Christian Panucci për miqësoren me Norvegjinë tregon edhe një herë vëmendjen që ka fituar kampionati shqiptar në sytë e timonierit kuqezi. Grumbullimi për herë të parë në kombëtare i Kristal Abazajt dhe Enis Gavazajt si dhe konfirmimi i Sabien Lilaj dhe Alban Hoxhës tregon që Kategoria Superiore po pëson rritje nga dita në ditë. Nëse për këtë test janë preferuar vetëm dy lojtarët e krahut nuk është çudi që në të ardhmen mos të ketë emra të tjerë. Sulmuesi i kukësit Sindrit Guri është një nga lojtarët më të mirë për momentin në kampionat dhe nuk është çudi që në të ardhmen emri i tij ti shtohet listës së Panuccit edhe pse konkurenca në repartin e avancuar tek kuqezinjtë është e madhe. Prezenca e Balajt, Sadikut dhe Cikalleshit mendohet të ketë penalizuar shkodranin e kampionëve për të shtuar më tej numrin e futbollsitëve nga kampionati shqiptar. Nëse këta janë emrat që tashmë shihen si alternativa për kuqezinjtë, ka të tjerë lojtarë të kampionatit që presin momentin e tyre. Kategoria Superiore ka në axhendë futbollistë që mund të ndryshojnë ambient në të ardhmen  për të provuar një kampionat më të fortë, ku spikasin Bregu dhe Rroca të luftëtarit, Ethemi i Kukësit apo edhe Uzuni i Laçit. E ardhmja e kuqezinjve duket e orientuar drejt kampionatit ku talentet në zhvillim nuk mungojnë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...