Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rrjedhja e informacioneve nga Manchester United, Neville: Ja kush po i spiunon

Gary Neville ka pohuar se e di se kush është i përfshirë në rrjedhjet e informacionit nga Manchester United, pasi ‘sekretet’ e fundit nga dhoma e zhveshjes u bënë publike.

Nuk është një vend i lumtur në United për momentin, pasi skuadra e Ralf Rangnick numëron tre ndeshje pa fitore.

Rezultatet i kanë eliminuar ata nga FA Cup dhe kanë pësuar goditje në garën për vendin e katërt në Premier League, edhe pse nuk ka diferencë të madhe në pikë, kjo për shkak të rezultateve të dobëta të Tottenham dhe West Ham.

Ndonëse gjërat nuk po shkojnë mirë në fushë, jashtë fushës ka raportime se lojtarëve nuk u pëlqejnë metodat e stërvitjes së Ragnick, pasi mori detyrën pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer në dhjetor.

Neville është shprehur kritik ndaj këtyre lajmeve, duke i quajtur ato ‘mosrespektuese’ dhe ka pohuar se ekipet e PR të lojtarëve janë ato që nxjerrin informacionin, por nuk i përmendi emrat e lojtarëve.

“Mendova se ishte krejtësisht mungesë respekti të premten, nuk më dukej aspak qesharake. Që ata po e përshkruanin numrin dy të Ralf Rangnick si Ted Lasso nuk ishte aspak qesharake dhe jo vetëm që ishte mungesë respekti, por më dukej e neveritshme. Ajo përmbledh atë që unë mendoj për ta: se ata janë mosrespektues. Mendoj se nëse do të isha Ralf Rangnick dhe numri dy i tij, do të fitoja forcë nga kjo, sepse nuk do të doja të isha në të njëjtën faqe me disa prej atyre lojtarëve që po nxjerrin ato lloj historish.”, tha legjenda e United në podkastin e Gary Neville.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...