Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rroca flet si “kuksian”: Synojmë titullin, shpërblej besimin e drejtuesve

Nga Antalia, ku edhe po zhvillon fazën përgatitore me skuadrën e tij të re, Kukësin, Eduart Rroca ka dhënë edhe intervistë ne parë, që kur u transferua te verilindorët, në ditët e para të këtij viti, pas një marrëveshjeje të arritur Dhjetorin e kaluar.

Ish fantazisti i Luftëtarit të Gjirokastrës ka falënderuar drejtuesit e skuadrës së tij të re, për besimin që i kanë dhënë, duke e transferuar te Kukësi dhe ka treguar atmosferën në këto ditë të para të përgatitjes me ekipin e ri.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Kukësit, ndaj dua të falënderoj presidentin Gjici, por edhe stafin për besimin që më kanë dhënë. Besoj që e kemi nisur mirë këtë fazë përgatitore, pasi grupi është i plotë dhe shpresoj që tashmë të na shkojë mbarë”, tha Rroca.

Fantazisti pranoi përgjegjësinë që ka me fanellën e skuadrës së re, duke u shprehur se është maksimalisht i angazhuar për të luftuar për synimin e ekipit, që është titulli kampion, ndërsa premtoi edhe besnikëri ndaj Kukësit.

“Kam përgjegjësi, jo vetëm unë por e gjithë skuadra, pasi duam që të fitojmë titullin kampion. Presioni është i madh ndaj meje, pasi dua të shpërblej besimin e drejtuesve të klubit. Duke qenë se Kukësi është një skuadër që luan gjithmonë për titullin dhe për Europën, jam i gatshëm të rri gjatë këtu, por synimi parësor është të luaj jashtë Shqipërisë”, deklaroi Rroca.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...