Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Rroca: Keqardhje që nuk shënova, pas sulmuesit jap më të mirën

Intervista e mesfushorit të Kukësit, Eduart Rroca, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas një ndeshjeje si protagonist në Durrës, ku verilindorët morën një barazim 2-2.

Dhatë dy asiste dhe goditët edhe një shtyllë. Sa i kënaqur jeni me këtë takim?
Të jem i sinqertë, nuk është se i pashë dy golat e dytë, pasi më dërguan në dhomat e zhveshjes, për shkak të klimës. Nuk di të them, por besoj se nuk e kemi interpretuar si duhet pjesën e fundit të lojës. Megjithatë unë mendoj se është një rezultat pozitiv dhe në ndeshjen e kthimit do të vendoset gjithçka.

Të gjithë thonë se Rroca është lojtari i përshtatur më mirë te Kukësi…
Nuk jam ende në maksimumin e bashkëpunimit, por po punoj shumë për të’u harmonizuar me skuadrën. Kemi punuar shumë në stërvitje dhe frytet u panë te goli i dytë, ndonëse do të doja të shënoja edhe në rastin e shtyllës.

Sot luajtët në pozicionin ku jeni bërë i njohur. Si u ndjetë sot?
E kemi provuar edhe në ndeshje miqësore, por edhe në kampionat këtë rol, por unë besoj se në pozicionin pas sulmuesit jap më të mirën për ekipin, gjë që u vërtetua edhe sot.

A bëhet xheloz Shkurtaj, kur jep asiste për Reginaldon?
Nuk ka fare xhelozi, madje përkundrazi është i lumtur. Me Shkurtajn kam një marrëdhënie të veçantë, pasi luajmë bashkë prej dy vitesh, por edhe me Reginaldon kam qenë edhe më herët shok skuadre. Kemi marrëdhënie shumë të mirë të tre.

A do ta sakrifikonit Kupën për titullin kampion?
Këto janë pyetje që duhet t’u bëhen drejtuesve, por për mua personalisht, do të sakrifikoja Kupën, për të marrë titullin kampion. Megjithatë skuadra e Kukësit luan për të gjithë trofetë dhe ne na takon t’u bëjmë hyzmetin në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...