Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rroca mbyll sezonin, gati për aventurën europiane?

Eduart Rroca mbyll sezonin. Fantazisti i Luftëtarit është ndalur pas problemeve që ka patur me muskujt e barkut. 25-vjeçari ashtu siç e kishte planifikuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, duke humbur kështu 3 ndeshjet e fundit të sezonit. Prej disa javësh mesfushori nga Librazhdi luante i dëmtuar, një fakt që e evidentonte edhe trajneri Luftëtarit Hasan Lika. Ndeshja me Partizanin ishte e fundit për këtë sezon me Rrocën që ka udhëtuar drejt kryeqytetit ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Pritet që periudha e riaftësimit të jete disa javore, periudhë e mjaftueshme për t’u bërë gati për aventurën europiane me zikaltrit. Pikërisht ky ishte dhe pakti që vete lojtari kishte bërë me drejyuesit e klubit, të ndihmonte skuadren në arritjen e objektivit dhe më pas t’i nënshtrohej ndërhyrjes për të qene gati në Europa League. Barazimi me Partizanin thuajse ka konfirmuar pjesëmarjen e gjirokastritëve për herë të parë në Europë, dhe me largimin e Kristal Abazajt dhe me Dejvi Bregun drejt largimit, Rroca pritet të jetë futbollisti kryesor në lojën e gjirokastritëve. Edhe emri i fantazistit ka perfunduar në axhenden e disa klubeve te huaja dhe Europa League mund të jetë një vitrinë për të. Por përpara se të tregojë edhe aty vlerat e tij në fillim duhet të kaloje problemin shëndetesor.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...