Futboll

Rroca në “Zona Gol”: Jam përshtatur mirë, pres ftesë nga Kombëtarja

Eduart Rroca është përshtatur më së miri në futbollin turk, pasi sot luajti sërish titullar dhe ishte protagonist absolut në fitoren 0-3 të Istanbulspor në transfertë, pasi shënoi dy golat e parë dhe asistoi të tretin.

Fantazisti që më herët ka spikatur me Luftëtarin e Kukësin në Kategorinë Superiore, ishte mbrëmjen e sotme në njē lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku foli për aventurën në kampionatin turk dhe dëshirën pēr të veshur fanellën e Kombëtares.

Duket se jeni ambientuar shumë shpejt nē Turqi…
Jam ambientuar shumë mirë dhe më vjen mirë që sot arrita të shënoj edhe gola. Luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë, që ashtu si ne pretendon ngjitjen nē elitë, ndaj fitorja na gëzoi dyfish. Jam i lumtur që jo vetëm morëm maksimumin, por shënova dy gola, që do të më shërbejnë edhe më shumë në aspektin moral.

Shohim që përqafoheni me Abazajn, të cilin e keni sërish shok skuadre…
Jemi sërish bashkë dhe e vërteta është që Abazajn e kam marrë unë me vete në të tre skuadrat, pasi kam shkuar para tij edhe te Luftëtari, edhe te Kukësi, por edhe këtu. Pikërisht për këtë Kristali më ka premtuar që kur të ndërrojë skuadër herë tjetër, do më marrë me vete.

Cilin lojtar tjetër do të donit të merrnit me vete nga Superiorja?
Ka shumë lojtarë në Superiore, që mund të luajnë fare mirë këtu. Nuk dua të them emra, por disa futbollistë të Kukësit do të përshtateshin shumë mirë këtu.

E prisni një ftesë nga Kombëtarja?
Të them të drejtën e pres dhe e kam ëndërr, por jam i përqendruar të bëj maksimumin me klubin dhe të rritem sa më shumë. Kombëtarja është aty dhe ka nevojë për lojtarë të mirë, ndaj nëse unē jam në formë, do të vijë edhe thirrja.

Cili është sekreti i këtij ambientimi kaq të shpejtë?
Negociatat me drejtuesit e Istanbulspor unë i kam nisur shumë më herët se para se të vija këtu dhe gjatë kësaj kohe kam folur vazhdimisht edhe me trahnerin. Pata ardhur edhe në Turqi për të folur nga afër me trajnerin, por edhe këtu na kanë pritur shumë mirë si mua, edhe Abazajn.

Pse mbani numrin 61 në fanellë?
Presidenti i skuadrës është nga Trabzoni dhe prefiksi i këtij qyteti është 61. Ishte presidenti që shprehu dëshirën të mbaja këtë numër dhe unë ia plotësova.

Ju vjen keq që në Superiore nuk po luhet ende?
Jam i informuar, pasi flas vazhdimisht me shokët që luajnë atje, ndaj shpresoj të zgjidhen sa më shpejt këto probleme dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

Keni folur me shokët tuaj, a paguhen ata ghatë kësaj kohe?
Ne të gjithë e dimë se ka pasur raste kur nuk jemi paguar edhe pse kemi luajtur, jo më të rrish pa luajtur që bëhet më e vështirë

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency