Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Rroca tjetër gol në Turqi, por Istanbulspori pëson sërish humbje

Goli i Eduart Rrocës nuk i mjafton skuadrës së ligës së parë të Turqisë, Istanbulspor As, që u mposht 1-2 nga Erzurum BB, një rival i drejtpërdrejtë për një vend në zonën play off. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore shënoi në minutën e 73-të golin e vetëm të skuadrës së tij, që nuk mjaftoi për të marrë pikës, pasi miqtë kishin tundur dy herë rrjetën në pjesën e parë me Albayerak në fundin e pjesës së parë dhe me Alsan në minutën e 64-t.

Përveç Rrocës, titullar te skuadra e Istanbulsporit luajti edhe Ethemi, një tjetër ish-futbollist i Superiores, ndërsa Kristal Abazaj qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol.

Për 28-vjeçarin Rroca ky ishte goli i katërt në kampionat në 16 ndeshje gjithsej, por duhet kujtuar që ka munguar në fushë takime për arsye dëmtimi. Vetëm pesë ditë më parë Rroca shënoi tri herë në portën e Denizlisporit, por edhe në këtë rast skuadra e tij pësoi humbje (4-3).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...