Brightoni ishte një ndër surprizat më të bukura të sezonit të fundit në Premier League. Për nga kualiteti i futbollit dhe rezultatet pozitive që arriti.
Skuadra e De Zerbit siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në Europë. Brightoni do të garojë në Europa League sezonin e ri.
Ndërkohë, drejtuesit kanë “blinduar” kapitenin e skuadrës. Lewis Dunk ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026.
Qendërmbrojtësi anglez është pjesë e Brightonit prej vitit 2013. Ndërkohë që luajti me skuadrën e vendlindjes edhe në periudhën 2010-2013.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Spektakël i Ballkanit në Fadil Vokrri, skuadra e Dajës dominon Ludogorets
- VIDEO/ Partizani krijon, por gabon shumë. Të kuqtë e mbyllin në barazim ndaj Bates
- VIDEO/ Gol spektakolar, Xhixha “nderon” Qarabag
- E kërkuan me këmbëngulje dhe shpenzuan 1.5 milionë euro, Daku prezantohet në Rusi
31-vjeçari numëron 360 ndeshje dhe 22 gola me Brightonin, ndërkohë që aventura vazhdon. Dhe do të mbajë shiritin e kapitenit tek ekipi i Premier League edhe në tri sezonet e ardhshme.
I lumtur për këtë rinovim u shfaq De Zerbi. “Rroftë kapiteni. Jam shumë i lumtur që ai ka nënshkruar këtë kontratë të re. Ky është një lajm i mirë për Lewis dhe për klubin”, deklaroi trajneri italian.
