Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rrudhani: Sa keq, humbëm shumë raste! Na sulmuan shumë në pjesën e dytë

Donat Rrudhani ndjen keqardhje për rastet e shumta të pastra që humbi Kosova në disfatën 2-1 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League.

Anësori i majtë i Young Boys, komentoi për SuperSport ndeshjen e Kosovës, që edhe pse kaloi në avantazh falë golit të bukur të Vedat Muriqit, në fund doli pa pikë.

Kështu është futbolli, kishim shumë shanse, kaluam në avantazh. Kishim edhe shans tjetër para golit të tyre dhe një tjetër super shans përpara golit të dytë të Irlandës së Veriut, por ky është futbolli.

Nuk ishte problem përqendrimi, por Irlanda ishte më shumë ofensivë në pjesën e dytë. Ata sulmuan më shumë në pjesën e dytë dhe nuk i mbuluam problemet pas golit të parë të tyre.

Rastet e humbura? Në futboll nuk shënohet çdo shans, kishim shanse shumë të mira, por ky është futbolli”, deklaroi Rrudhani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...