Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Rruga drejt Tiranës po i afrohet fundit, Leicester City dhe Roma për të shmangur surprizat

Rrugëtimit i edicionit të parë të kompeticionit më i ri europian për klube, Conference League, po i afrohet fundit. Numri i skuadrave që po luftojnë për të qenë të pranishme në finalen e madhe, që do të zhvillohet në “Air Albania”, pas ndeshjeve të sotme do të jetë 8. Është krijuar si kompeticion për t’u dhënë mundësinë e fitimit të trofeut skuadrave jo të mëdha, por në garë janë emra shumë të rëndësishëm, si Roma, Marsejë, Feyenoord, Leicester City apo Basel, që i japin sharmin e duhur garës.

Në orën 18:45, në ekranin e SuperSportit do të transmetohet takimi Rennes – Leicester City (0-2), në të cilin ekipi francez do të tentojë një përmbysje të madhe nga “Dhelparave”. Sigurisht që në futboll, me një diference prej vetëm dy golash, e pamundura nuk ekziston. Takimet e tjera që do të zhvillohen në këtë orar janë AZ Alkmaar – Bodo/Glimt, Basel – Marseille dhe FC Copenhagen – PSV.

Në orën 21:00, SupeSport ka përzgjedhur të transmetojë sfidën Roma – Vitesse, ku protagonist në fushë mund të jetë edhe Marash Kumbulla. Verdhekuqtë morën një fitore me shumë vlerë 1-0 një javë më parë në Holandë, megjithatë impenjimi i të besuarve të Jose Mourinhos duhet të jetë maksimal për të shmangur ndonjë surprizë të hidhur. Takimet e tjera të kësaj ore janë Feyenoord – Partizan, Gent – PAOK dhe LASK – Slavia Prague.

Faza 1/8, ndeshjet e kthimit:

AZ Alkmaar – Bodo/Glimt (18:45)

Basel – Marseille

FC Copenhagen – PSV

Rennes – Leicester

AS Roma – Vitesse (21:00)

Feyenoord – Partizan

Gent – PAOK

LASK – Slavia Prague

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...