Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Rruga drejt Tiranës/ Roma për rikthimin në finale pas 31 vitesh, betejë në “Velodrome”

Sonte zhvillohen dy gjysmëfinalet e kthimit në Conference League. Roma pret Leicester City në “Olimpico”, stadium që prej ditësh është “sold-out”. 1-1 takimi i parë në ishull, teksa pritet një tjetër betejë në qytetin e përjetshëm për një biletë në finalen e 25 majit në “Air Albania” të Tiranës.

Jose Mourinho shpreson të fitojë trofe që në sezonin e parë si trajner i Romës, ekip që finalen e fundit europiane e ka siguruar në vitin 1991 kundër Interit në Kupën UEFA. Edhe “Dhelprat” e Brendan Rodgers ëndërrojnë për finalen e parë europiane në histori.

Sfida do të fillojë prej orës 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2. Marseille-Feyenoord është përballja tjetër gjysmëfinale. Skuadra nga Roterdami fitoi 3-2 duelin e parë në Holandë, por në “Velodrome” do të luhet një tjetër muzikë.

Francezët janë të karikuar në maksimum për të përmbysur rezultatin dhe për t’u bërë gati për finalen e Tiranës. Edhe kjo ndeshje fillon në orën 21:00, teksa do ta shijoni në Supersport 5.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...