Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rrugëtimi europian, 11 skuadra shqiptare kërkojnë lavdinë

Aventura e skuadrave shqiptare që garojnë në Europë do të nisë këtë javë. Plot 11 ekipe mbarëshqiptare do të matin forcat në tri kompeticionet e UEFA-s, me qëllimin për të patur një rrugëtim sa më të gjatë.

Egnatia, Ballkani, Struga, Deçiq e nisin aventurën e tyre në Champions League. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia do të debutojë në Ligën e Kampioneve të mërkurën  (21:00), përballë skuadrës kampione të Bosnjës, Borac Banja Luka.

Ndeshja e parë do të luhet në “Gradski Stadion”, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Edlir Tetovës duan të marrin një rezultat sa më pozitiv që më pas të vendosin kualifikimin në Shqipëri.

Në këto ndeshje nuk do të ketë tifozë udhëtues (Borac Banja Luka është pjesë e Republika Srbska) për të shmangur incidentet e mundshme. Diferencat mes dy skuadrave nuk janë të mëdha, ndaj rrogozhinasit mund të besojnë.

Ballkani, kampion i Kosovës, tashmë dhe me eksperiencën e krijuar në dy pjesëmarrjet radhazi në grupet e Conference League, e nis aventurën europiane me statusin e skuadrës favorite.

Skuadra e Ilir Dajës luan këtë të martë në Andorra, përballë Santa Coloma. Dardanët duan që të arrijnë sërish në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Në turin e parë të Champions dhe Struga e Deçiq. Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut do të luajnë të mërkurën ndeshjen e parë me Slovan Bratislava, në Sllovaki.

Lexo edhe: 

Ndërsa Deçiq, skuadra shqiptare e Tuzit që fitoi titullin në Malit të Zi, do të ndeshet me uellsianët e The New Saints. Takimi i parë është programuar në transfertë.

Skuadra nënkampione e Kosovës, Llapi është e vetmja që do të luajë në Europa League nga skuadrat shqiptare. Ekipi i Tahir Batatinës do të nisë aventurën europiane me polakët e Wisla Krakow. Një short i vështirë për ekipin nga Podujeva, që do tentojë të bëjë surprizën.

Në Conference League do të garojnë 6 skuadra shqiptare. Tre nga Superiorja, 2 nga Kosova dhe 1 nga MV.

Partizani si nënkampion i Shqipërisë, ndeshet të enjten me Marsaxlokk në “Elbasan Arena”. “Demat” kanë si objektiv grupet e Conference League, por si fillim duhet të kalojnë pengesën malteze.

Vllaznia do të sfidojë islandezët e Valurit, ndërkohë që Tirana udhëton drejt Gjeorgjisë, për të matur forcat me Torpedo Kutaisin.

Drita dhe Malisheva do të përfaqësojnë Kosovën në Conference League. Gjilanasit e nisin rrugëtimin në turin e dytë, teksa do të ndeshen me skuadrën që kualifikohet mes Tikves dhe Breidablik. Malisheva debuton në Europë ndaj Buduçnostit, ekipit nga Mali i Zi.

Shkëndija është skuadra e vetme shqiptare nga Maqedonia e Veriut që do të luajë në Conference League. Shorti i vendosi kuqezinjtë nga Tetova kundër armenëve të Noah.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...