Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Rrugëtimi interesant nga MMA në boks, Florian Marku kërkon fitoren e 11 në karrierë

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet mbrëmjen e sotme me uellsianin Chris Jenkins për të mbrojtur titullin kampion në IBF International Welterweight, në një sfidë që do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 1, duke nisur nga ora 20:00.

Sportisti 29-vjeçar shqiptar e ka nisur karrierën si kickboxer dhe më pas ka kaluar në artet marciale të përziera (MMA), teksa prej 1 Dhjetorit të 2018-ës, ka nisur karrierën si boksier profesionist, duke fituar ndaj serbit Nikola Janicievic në Gjermani.

I gjithë ky rrugëtim i Markut është mjaft interesant, pasi zakonisht janë boksierët ata që kalojnë në MMA, ndërsa shqiptari bëri rrugën e kundërt, duke ia dalë të përshtatet mjaft mirë.

Që atëherë Marku numëron 11 ndeshje si boksier profesionist (të 12-ën e ka sonte), nga të cilat ka fituar 10 dhe ka barazuar vetëm një ndaj britanikut Jamie Stewart, në një sfidë ku kontestoi ashpër rezultatin e arbitrave.

Vlen të theksohet se 6 prej 10 fitoreve Florian Marku i ka arritur si boksier profesionist, i ka marrë me knock-out, ndërsa 4 të tjerat me vendim të trupës së gjyqtarëve.

Sfida e mbrëmjes së sotme do të mbahet në “Vertu Motors Arena” të Newcastle-t dhe do të vijë ekskluzivisht në ekranin e SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...