Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rrumbullaku prezantohet ne Greqi, shok skuadre me ish-portierin e Teutës

Ish-futbollisti i Kukësit, Simon Rrumbullaku, do të jetë pjesë e Ionikos Nikeas duke nisur nga muaji janar. SuperSporti siguron foton e prezantimit të lojtarit, i cili do të jetë pjesë e klubit të elitës greke, ku do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për ekipin helen. Në të skuadrën Rrumbullaku është aktivizuar në Greqi me me ekipe si Apollon Smirnis, Panaitolikos, PAS Janina dhe Kalamata.

Në ekipin e Ionikos Nikeas aktivizohet një tjetër shqiptar, ish-portieri i Teutës, Armando Përlleshi, ndërsa tani do të ketë shok skuadre dhe 30-vjeçarin.  Për Rrumbullakun interes kishte dhe në Azerbajxhan dhe Rumani, por futbollisti vendosi që të qëndronte pranë familjes, duke preferuar aktivizimin në kampionatin grek, në të cilin ka luajtur dhe më parë. Në edicionin e shkuar Rrumbullaku ishte pjesë e Chindia Targoviste.

30-vjeçari nga Gjirokastra ka qenë pjesë e Kukësit nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku fitoi dhe titullin kampion, ndërsa tani do të luajë në Superligën greke. Rrumbullaku do të kërkojë që të ndihmojë skuadrën e tij të re, Ionikos Nikeas, për të evituar rënien, pasi aktualisht ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 13 javësh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...