Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ruajtja e shëndetit të futbollistëve, Bundesliga lejon 5 ndërrime

Bundesliga rinis këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26-të, por asgjë nuk do të jetë si më parë. Ndeshjet e mbetura të sezonit do të luhen me dyer të mbyllura ndërsa ekipet do të lejohen të kryejnë deri pesë zëvendësime për ndeshje.

Ndryshimet afatshkurtra do të lejohen nëse arsyet shëndetësore e diktojnë një nevojë të tillë. Sezoni mund do të vazhdojë përtej datës së planifikuar (30 qershor), pra në korrik. Kështu njoftoi këtë të enjte Liga Gjermane (DFL).

Ka patur dyshime për rifillimin pasi skuadra e Dynamo Dresden u karantinua nga autoriteti shëndetësor lokal pas dy testeve pozitive, duke detyruar shtyrjen e dy ndeshjeve të parë.

Sidoqoftë, kur tre lojtarë të Këlnit u testuan pozitivë, vetëm lojtarët e prekur u izoluan. Sipas ligjit gjerman, vendimi përfundimtar në raste të tilla varet nga autoritetet lokale të shëndetit.

Organi rregullues i futbollit IFAB vendosi në fillim të këtij muaji që skuadrat mund të bënin pesë zëvendësime në vend të tre, masë të përkohshme, por tha se vendimi përfundimtar do të merre nga organizatorët e garës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...