Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rugani pozitiv me Covid-19 përpara Juve-Inter, klubi bardhezi mohon gjithçka!

Juventusi përgënjeshtron partneren e Daniele Ruganit, Michela Perisco duke bërë me dije se nuk janë të vërteta lajmet që mbrojtësi i bardhezinjëve është diagonstikuar pozitiv ndaj koronavirusit përpara derbit të Italisë Juve-Inter. Në një intervistë e fejuara e Rugani, gazetarja sportive Michela Perisco ka deklaruar se ajo dhe partneri i saj e kishin bërë tamponin në datën 8 mars në mëngjes, disa orë para supersfidës Juve-Inter. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë Rugani i cili ishte në stolin e rezervave në atë takim ka rrezikuar të infektojë me koronavirus shokët e skuadrës por edhe ekipin kundërshtar dhe kjo do të ishte një skandal i vërtetë. Gjithsesi klubi bardhezi ka përgënjeshtruar gjithçka duke bërë me dije se Rugani e ka kryer testin në datën 11 mars dhe po atë ditë ka mësuar rezultatin që ka dalë pozitiv.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...