Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ruleta ruse” bëhet kroate, ballkanasit në gjysmëfinale

Kroacia ia ka dalë për herë të dytë në histori, që të mbërrijë mes 4 skuadrave më të mira, teksa siguroi gjysmëfinalet falë triumfit me 11-metërsha përballë Rusisë organizatore të Kupës së Botës.

Sfida filloi e qetë, me të dy skuadrat që kërkonin të tregoheshin sa më të kujdesshme, për të siguruar më parë prapavijën dhe pastaj për të menduar për sulmin.

Kroacia dukej më e qartë në manovrën e saj sulmuese, por ishte Rusia që gjeti golin e parë, në minutën e 31-të, kur Cheryshev përfitoi nga një përgjumje e mesfushës kroate dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Subasiç.

Ballkanasit e Daliçit reaguan menjëherë dhe u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 39’, kur Kramariç shënoi pas një krosimi të zgjuar të Mario Mandzukiç.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar në mesin e fushës, por prodhoi shumë pak raste shënimi, ndërsa në momente të caktuara u bë edhe e mërzitshme, pasi të dy skuadrat kujdeseshin për të mos pësuar.

Me barazimin 1-1 ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash, kur fillimisht ishte Kroacia që gjeti golin me anë të qendërmbrojtësit Domagoj Vida, që kërceu fort me kokë, pas një krosimi nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Më pas ishte radha e “furisë” ruse, që u lëshua në kërkim të golit të barazimit, por Subasiç bëri heroin deri në minutën e 115, kur braziliani i natyralizuar, Fernandes doli i zbuluar në zonë dhe shënoi golin e barazimit.

1202 minutat përfunduan në barazim 2-2, ndërsa penalltitë u buzëqeshën edhe njëherë kroatëve, që arritën të realizojnë 4 herë, kundrejt 3 të rusëve. Vendi organizator i jep fund kështu aventurës në këtë Kupë Bote, ndërsa ajo që do të mbahet mend për ta, është vetëm eliminimi i Spanjës në fazën e 1/8-ave.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...